Këshilli republikan për siguri në rrugë dhe komunikacion informon se me kategorinë B të lejes së vozitjes do të mund të pajisen edhe personat në moshën 17-vjeçare, duke u thirrur në ndryshimet e Ligjit për siguri në komunikacion.
Siç informojnë më tej nga Këshilli, deri tani ligji ka mundësuar që me kategorinë B të pajisen nxënës deri në moshën 16-vjeçare, por të cilët është dashur të kenë sukses të shkëlqyeshëm në shkollë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me ndryshimet e reja 17-vjeçarët nuk do të jetë e detyrueshme të kenë sukses të shkëlqyeshëm në shkollë dhe as nuk do të duhet të sigurojnë dokument nga psikologu dhe pedagogu i shkollës.
Përveç këtyre kushteve, të interesuarit 17-vjeçar për kategorinë B do të duhet të plotësojnë edhe kushtet: të posedojnë letërnjoftim, të jetë i aftë psikikisht dhe fizikisht të drejtojë makinën, të ketë mbaruar shkollën fillore dhe të ketë pajtueshmëri nga të dy prindërit./Telegrafi/