Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka sjellur vendim për largimin nga përdorimi të librit “Edukim qytetar” për klasën e tetë, pasi Avokati i Popullit vërtetoi diskriminime në baza gjinore, fetare dhe shëndetësore.
Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut në Maqedoni në njoftimin e sotëm shpjegoi arsyet për të cilat janë vërtetuar këto shkelje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ankesa është dorëzuar nga rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi në lidhje përmbajtjen diskriminuese në librën “Edukim qytetar” për klasën e tetë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës pranoi ankesën dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe solli vendim të largojë nga përdorimi këtë libër.
Për të njëjtat arsye, në korrik MASH solli vendim për largimin nga përdorimi librin “Shoqëria” për klasën e katërt./Telegrafi/