Site icon Telegrafi

Maqedoni, Kuvendi miraton shtrenjtimin e naftës për 3 denarë

Me 47 vota “për” dhe 25 “kundër”, Kuvendi miratoi ndryshimet e Ligjit për akciza me të cilin nga 1 janari do të rritet akciza e naftës për tre denarë. Ministri i financave, Dragan Tevdovski, tha se nuk pritet asnjë lëvizje inflatore dhe se publiku mund të jetë i qetë.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së thanë se qëllimi i akcizës së rritur nuk ka të bëjë me zvogëlimin e ndotjes, por mbushja e arkës shtetërore. Sipas tyre, kjo masë më së shumti do të ndikojë te taksistët, bujqit dhe kategoritë tjera të qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version