Site icon Telegrafi

Maqedoni, kultivuesit e duhanit kërkojnë rritje të çmimit për 20 për qind

Kompanitë blerëse t’i rrisin çmimet e duhanit për 20 për qind, kërkojnë nga Lidhja e shoqatave të kultivuesve të duhanit në Maqedoni në fillim të prodhimtarisë së re të duhanit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të reja.

Sipas Kire Nedellkovski, kryetar i Lidhejs së shoqatave të kultivuesve të duhanit në Maqedoni, deri më tani janë mbjellë 70 për qind e sipërfaqeve me duhan në vend. Kushtet kohore në disa rajone ndihmuan, por në disa rajone të tjera, për shkak të motit të lig dhe breshërit një pjesë e të mbjellave të duhanit ishte shkatërruar.

“Për këtë prodhimtarisë janë dhënë 23.432 fletë evidentuese, ndërsa janë paraqitur 14.669 hektarë të mbjellen me duhan. Sipas kësaj, duhet të lidhen 34.105 kontrata me kompanitë blerëse në vend, ndërsa ndërmarrjet blerëse paraqitën për prodhim të 28 mijë tonëve duhan aq sa presin të jetë e rëndë kjo prodhimtari. Por, realisht, në krahasim me vitin e kaluar nuk ka rritje të pridhimit të duhanit priten mbi 23.000 tonë duhan, kryesisht për shkak të kushteve kohore, sepse nëse vazhdon kështu sezoni, do të ketë edhe ulje”, thotë Nedellkovski.

Për Dançi Milevski nga Lidhja, kryesisht, blerësit në vend dakordohen për rritje të çmimeve përmes ankeseve të kontratave.

Risitë në ligjin për duhanin janë se prej viti të ardhshëm nuk do të kërkohen fletë evidentuese, por kultivuesit e duhanit drejtpërdrejtë do të merren vesh me blerësit . Në vend, nga prodhimtaria e duhanit ekzistojnë mbi 24.000 familje. Nga Minsitria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informojnë se nga fundi është pagesa e subvencioneve për prodhimtarinë e vitit të kaluar të cilat janë rritur, përkatësisht, për klasën e parë është 80, për të dytën 70, ndërsa për klasën e tretë dhe klasët e tjera nga 60 denarë për kilogram të blerë duhan./Telegrafi/

Exit mobile version