Nëse blini produkte vendase, kthimi në “TVSh-ja Ime” që do të merrni duke skanuar llogaritë tuaja fiskale do të jetë më i lartë, por prapë do të merrni më pak para në transaksionin tuaj për ato produktet e huaja. Deri më tani, për të gjitha produktet dhe shërbimet, kthimi ishte 15 përqind e taksës, por tani për produktet vendase është rritur me 5 përqind, ndërsa për produktet e huaja zvogëlohet me atë shumë.
Qeveria i miratoi këto vendime në seancën e djeshme me qëllim të inkurajimit të qarkullimit të produkteve dhe shërbimeve vendase duke ndryshuar Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për kthimin e një pjesës së taksës së shtuar në vlerë për individët gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
Kthimi i TVSh-së për shitje të produkteve dhe shërbimeve vendase rritet nga 15 në 20 përqind , ndërsa për produktet e tjera kthimi i taksës përcaktohet në 10 përqind të TVSH-së./Telegrafi/