Kryetari i KShZ-së, Oliver Derkovski i bëri të ditura detajet, duke theksuar se përveç këtyre shifrave, 1.558 votues janë në listen e mbajtjes së dënimit me burgim apo janë të arrestuar, 2.694 votues janë të regjistruar në regjistrin për votim në shtete të huaja dhe 104 votues janë regjistraur në çertifikatën e veçantë si anëtarë të këshillave zgjedhor të cilët do të realizojnë votimin jashtë vendit.
“Pas zbatimit të ndryshimeve në listen e votuesve të cilët pasuan nga hetimi publik, KShZ e përmbylli listën e votuesve me këtë gjendje. Numri total i votuesve të regjistruar në Kodin Zgjedhor janë 1 milion 806 mijë e 336. Në çertifikatat e listës së votuesve për votim në Maqedoni janë regjistruar një milion e 725 mijë e 913 votues ,në çertifikatën e vecantë të listës së votuesve për personat të cilët në pajtueshmëri me evidencen e organeve kompetente janë jashtë për punë të përkohshme apo qëndrim në vend të huaj dhe nuk kanë parashtruar fletëparaqitje për votim në përfaqësitë diplomatike apo zyrat konzullare janë 706 mijë e 60 votues”, deklaroi kryetari i KShZ-së, Oliver Derkovski. /Telegrafi/