Pas zgjedhjeve për kryetar shteti, Komisioni Shtetëror Zgjedhor do ta hapë temën e ndryshimit të Kodit Zgjedhor. Në mbledhjen joformale me gazetarët, kreu i këtij institucioni, Oliver Derkoski tha se është e vështirë të punohet me tekstin aktual ligjor.
“Aq është konfuz teksti sa që është shumë vështirë të punohet. Është e nevojshme të miratohet në Kod Zgjedhor ku do të ceken disa shembuj të fushatës informative të KShZ-së, zgjedhja e anëtarëve të organeve zgjedhore, votimi në mërgatë, të gjendet mënyrë të mundësuar votimin për të gjithë ata që duan të votojnë”, tha Derkoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Votimi elektronik, sipas kreut të KShZ-së, mund të jetë një nga opsionet që duhet të testohet. Megjithatë, ai shton se kjo është e mundur vetëm nëse vendi është njësi zgjedhore ku nuk do të ketë kufizime në vendet zgjedhore dhe njësitë zgjedhore. Votimi elektronik do të ishte një nga kapacitetet që do ta rrisë numrin e njerëzve që do të votojnë në mërgatë.
Kodi Zgjedhor do të definojë se në cilët ambasada është i organizuar votimi. Sipas KShZ-së, ka pasur kërkesa për votim nga Brazili, Malta, vende që nuk janë në Kodin Zgjedhor dhe ku nuk mund të votohet.
Derkoski më herët tha se në Maltë ka prej 10.000 deri 13.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut që nuk mund të votojnë./Telegrafi/