Me rastin e Ditës botërore të zgjedhjeve, që shënohet çdo të enjte të parë të muajit shkurt, shërbimi profesional i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) organizon Ditën e hapur edukative për qytetarët.
Kjo është hera e parë që KSHZ-ja i hap dyert për qytetarët, kurse qëllimi është që kjo ditë të bëhet praktikë e përvitshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët e interesuar mund t’i vizitojnë zyrat e KSHZ-së, ku do të ketë prezantime edukative informuese rreth të drejtës zgjedhore, listës zgjedhore, etj. Qytetarët do të mund që të pyesin të punësuarit në KSHZ për ndonjë paqartësi të tyre.
Prezantimet do të bëhen në ora 11:00, 13:00 dhe 15:00./Telegrafi/