Telegrafi

Maqedoni: KRRE i publikon çmimet e reja të derivateve të naftës për këtë javë

Komisioni Rregullator për Energjetikë informon se ka sjellë vendim për rritje të çmimeve të derivateve të naftës, për mesatarisht prej 0.15 përqind.

Sipas vendimit, çmimi i Eurosuper BS-95 do të ulet për 0.50 denarë për litër, ndërsa çmimet e Eurosuper BS-98 dhe Eurodiselit do të ngelen të njëjta.

Eurosuper BS-95 do të kushtojë 60.50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të kushtojë 63.00 denarë për litër, ndërsa Eurodiseli 52.50 denarë për litër.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të vlejnë deri në javën e ardhshme./Telegrafi/