Për tetë për qind ose për rreth 7,5 deri 8 milion denarë zvogëlim të buxhetit të saj, kërkon Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) me Propozim-planin financiar për vitin 2021.
Siç tha sot kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski para Komisionit kuvendor për çështje ekonomike, duke e arsyetuar Propozimin, zvogëlim ka për çdo shkallë të kategorive kryesore të shpenzimeve, përveç në disa nënkategori ku shpenzimet janë rritur, ndërsa kjo ka të bëjë vetëm me aktivitetet e lidhura me mbrojtjen e të punësuarve.
“Kërkojmë të na zvogëlohet buxheti për tetë për qind. Shpenzimet e paparashikuara janë anuluar në tërësi, nga planifikimi deri te realizimi për vitin 2020-të, ndërsa për vitin 2021 në 50 për qind të shkurtuara. Furnizimi i mobiljeve është zvogëluar për 40 për qind, do të blehet vetëm ajo që është e nevojshme dhe që është planifikuar në vitin 2004-2005”, theksoi Bislimovski.
Ai përkujtoi se KRRE doli në tregun e lirë energjetik dhe se shpenzimet e tërësishme për furnizim të energjisë elektrike u zvogëluan në krahasim me vitin 2021, ndërsa ka edhe çmime më të ulëta në krahasim me tregun rregullator.
“Në vitin 2020 mbetëm trup rregullator në suaza të Bashkësisë Energjetike e cila herën e tretë me rend është në vendin e parë dhe është shpallur si rregullatori më i mirë. Gjithashtu realizuam komunikim me trupat rregullator nga fqinjësia, duke i përfshirë Bullgarinë dhe Greqinë. Për këtë vit prioritete të rëndësishme janë përfundimi i nismës së propozimit tonë për hartim që e filluam në bashkëpunim me të gjitha odat ndërtimore dhe me të cilin kërkojmë në të gjitha qytetet të dihet saktë se në cilat pjesë, cili energjens do të jetë i arritshëm dhe në cilin energjens do të mund të ngrohen qytetarët. Filluam edhe nismë për rritje të përfshirjes së kategorive të interesuara të konsumatorëve, në bazë të së cilës, besojmë, deri në fund të prillit dhe fillim të majit do të ketë propozim konkret”, theksoi Bislimovski.
Deputeti Zoranço Jovançev tha se projeksionin e nxjerrur nga KRRE e kupton si nevojë nga punësimi i ushtarëve partiak. Shpenzimet për paga dhe kompensime të pagave në vitin 2021, sipas Propozim planit financiar mund të rriten për 12,53 për qind në krahasim me vitin e kaluar”, tha Jovançev.
KRRE ka planifikuar të punësojë 50 njerëz në vitin 2020, por për shkak të korona krizën nuk është realizuar punësimi.