Telegrafi

Maqedoni, kriza politike vonon furnizimet me ilaçe për të sëmurët

Kriza politike në Maqedoni ka goditur rëndë edhe personat që vuajnë nga sëmundje të rralla. Ata ankohen se përballen me mungesë të barnave për disa muaj. Anja Bosilkova Antovska nga Shoqata “Vilson Maqedoni” thotë se nuk ka kush të firmos për furnizimet e reja.

“Ilaçet tona nuk guxojnë të jenë të pranishme në klinika, sepse nuk ka njeri që të nënshkruajë furnizim të ri të barnave siç është rasti tani. Ka ndodhur në këto dy vjet nga disa muaj mos të ketë ilaçe”, deklaroi Anja Bosilkova Antovska.

Antovska tha se njerëzit me sëmundje të rralla janë të padukshëm dhe se organizatat që i përfaqësojnë interesat e këtyre pacientëve duhet të përfshihen në hartimin e ligjeve të duhura.

Sot në Ohër u mbajt debat mbi këtë temë, ku morën pjesë përfaqësues të organizatave civile dhe mediave./Telegrafi/