Në Shkup u organizua debat me temë ”Si deri te mbrojtja më e madhe nga përgjimet e paautorizuara?, që u organizua nga Lëvizja Evropiane në Maqedoni.
Pjesëmarrësit nga sektori qytetar dhe mjedisi akademik kërkuan ndërprerje të ndryshimeve ligjore për përgjimet dhe kthimin e procesit në fazën fillestare që reformat të jenë të sistematizuara, kurse sistemi të jetë i shqyrtuar mjaftueshëm.
Në debat u tha se modeli i ngritjes së Agjencisë Teknike Operative (ATO) për përgjime nuk ofron garanca të duhura në aspekt të mbikëqyrjes dhe nuk mundëson mbrojtje nga keqpërdorimi politik.
Svetllana Vllahoviq-Dimanovska, shefe e sektorit për eurointegrime pranë MPB-së tha se propozimi është duke u punuar qysh në vitin 2016 dhe se nuk bëhet fjalë për ligj të përgatitur brenda natës.
Aleksandar Nacev nga Qendra për hulumtime të sigurisë porositi se reforma duhet të jetë e qetë, sistematike dhe e argumentuar.
Profesori Gordan Kallajxhiev tha se nuk kemi shërbim të reformuar dhe se nuk ka garancë për ta besuar ATO-në. Sipas tij, nga një kilometër larg mund të vërehet se ATO-ja është fëmija i DSK-së./Telegrafi/