Site icon Telegrafi

Maqedoni, me kritere të reja deri tek realizimi më i mirë i investimeve kapitale në buxhet

Qeveria e Maqedonisë me kritere të reja për vendosjen në listë të kapitaleve investuese në Buxhet, do të mundohet që të përmirësoj realizimin e tyre. Në përputhje me kriteret e reja, projekti më herët duhet të jetë i pagatitur teknikisht dhe të ekzistojnë mundësitë reale për realizimin e tij që të vendoset në listë, tha zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

“Këtë vit jemi më të vëmendshëm në realizimin e investimeve kapitale në Buxhet dhe me shumë vëmendje po i ndjekim projektet, sepse nëse nuk janë teknikisht të përgatitura nuk mund të realizohen brenda një viti. Për këtë është shumë e rëndësishme që së pari projektet të jenë teknikisht të përgatitura të cilat gjenden në listën e kapitaleve investuese dhe së pari në këtë fazë të jetë realisht e zbatueshme”, tha Angjushev.

Kjo, siç tha ai, nënkupton që faza e parë të jetë e gatshme që të mund të kalohet menjëherë në fazën e tenderimit, tenderi të mbarojë në kohë, të filloj realizimi i projektit në buxhetin e vitit dhe tërësisht të realizohet nëse është projekt më i vogël./Telegrafi/

Exit mobile version