Site icon Telegrafi

Maqedoni, konviktet studentore kanë borxh pesë milionë euro

“Gjendja në konviktet studentore, gjegjësisht përmirësimi ushqimit dhe kushtet në konviktet studentore, plani për zvogëlimin dhe shlyerjen e borxheve të cilët po përballen dhe për momentin shkojnë në shumën e pesë milionë euro”, ishin pjesë e temave për të cilat kanë biseduar ministrja për Arsim dhe Shkencë, Renata Deskoska me Dario Nikollovski, drejtor i konvikteve shtetërore “Shkup”, si dhe përfaqësuesit e konvikteve të studentëve dhe nxënësve në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Vëmendja është vendosur tek financimi i konvikteve studentore dhe të nxënësve dhe mundësinë e kalimit të këtij problemi, theksojnë nga MASH.

Deskoska gjatë takimit i angazhoi të pranishmit që të përgatisin analiza të detajuara për lokalizimin e problemeve me të cilat ballafaqohen studentët dhe nxënësit nëpër konvikte, me çka do të ketë propozime për përmirësimin dhe rritjen e cilësisë të jetës së studentëve dhe nxënësve.

Në takim Deskoska informoi për ndryshimet në Ligjit për standardet e studentëve dhe Ligjit për standardet e nxënësve, me çka pritet të bëhet përmirësime në cilësinë e jetës së studentëve dhe nxënësve si: ushqimi, shkollimi dhe bursave, si dhe përmbushjen e punëve, kulturë, informatikë dhe sportet kreative të nevojshme për studentët dhe nxënësit. /Telegrafi/

Exit mobile version