Telegrafi

Maqedoni, konkurs për publicistin dhe gazetarin më të mirë

Ministria e Kulturës në web-faqen e saj (www.kultura.gov.mk) e shpalli Konkursin për çmimin shtetëror ‘Mito Haxhi Vasilev-Jasmin’, i cili do të zgjasë nga 1 deri më 30 tetor të vitit 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me çmimin ‘Mito Haxhi Vasilen-Jasmin’ jepet mirënjohje për realizime në sferën e publicistikës dhe gazetarisë dhe gjatë një viti mund të ndahem më së shumti dy çmime.

Çmimin shtetëror e ndan Bordi ‘Mito Haxhi Vasilev-Jasmin’, të përbërë nga kryetari dhe 12 anëtarë, i cili shpall konkurs dhe sjell vendim për ndarjen e çmimit.

Ky çmim dorëzohet në Kuvendin e RM-së më 21 dhjetor-dita e lindjes së Mito Haxhi Vasilev-Jasmin. Ky çmim për herë të parë është ndarë në vitin 1969. /Telegrafi/