Nën titullin “Biznes klima dhe zhvillimi i ndërmarrësisë tek të rinjtë” në hotelin “Montana Palace” në Krushevë është mbajtur konferenca e parë ndërkombëtare e Parlamentit Studentor nga Fakulteti Ekonomik në Shkup. Konferenca po mbahet prej 3 deri më 5 mars, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Viktor Bllazhevski, kryetari i Parlamentit Studentor pranë Fakultetit Ekonomik në Shkup, qëllimi i të rinjve është që të edukohen dhe t’u ofrohen përvoja për atë që është e nevojshme për ndërmarrësinë tek ata.
Në këtë konferencë ndërkombëtare janë prezantuar edhe monstrat e instrumenteve të reja bankare për mbështetje të plotë të studentëve.
Kjo është konferenca e parë ndërkombëtare që e organizon Parlamenti Studentor, pranë Fakultetit Ekonomik nga Shkupi, e cila do të përfundojë nesër./Telegrafi/