“Modele për financim të programeve për parandalimin e Sidës si dhe zvogëlimi i dëmeve nga përdorimi lëndëve narkotike” është tema e konferencës që do të zhvillohet sot në Shkup, nën organizimin e shoqatës “HOSP” – Mundësi për jetë të shëndosh.
Në konferencë do të prezentohen përvojat më të mira evropiane në lidhje me modelet për financimin e programeve për parandalimin e Sidës dhe zvogëlimi i dëmeve nga përdorimi i lëndëve narkotike që i zbatojnë organizatat qytetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në konferencë gjithashtu do të bisedohet se cili model është më i përshtaturi për Republikën e Maqedonisë.
Është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e përfaqësuesëve nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ekspertë dhe shoqata qytetare./Telegrafi/