Komunikacioni në Maqedoninë e Veriut zhvillohet nëpër korsi të lagështa.
Dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Për shkak të rrëshqitjeve të dheut, në rrugën rajonale Dellçevë – Kamenicë po zhvillohet në një korsi dhe po ndërmerren masa për pastrimin e korsisë.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të rregullave të komunikacionit, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut./Telegrafi/