Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht në korsi të lagështa, njoftojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë.
Nga LAMM thonë se intensiteti i komunikacioni jashtë mjediseve urbane është mesatar dhe se nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton Telegrafi Maqedoni.
LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të vëmendshëm të automjeteve./Telegrafi/