Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër korsi të thata me mbetje të borës, njoftojnë nga Lidha Auto-Moto e Maqedonisë.
Në aksin rrugor Strugë-Qafëthanë, për shkak të dëmtimit të rrugës, shpejtësia e lëvizjes është e kufizuar deri në 40 kilometra në orë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Intensiteti i komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalizimit të komunikacionit dhe vozitje të vëmendshme./Telegrafi/