Site icon Telegrafi

Maqedoni, kompanitë inovative kanë rritje më të shpejtë se ato joinovative

Për 15 përqind kanë rritje më të shpejtë kompanitë inovative nga ato joinovative, por kanë edhe rritje më të shpejtë të pagave.

Kjo u tha sot në sesionin informativ nga ana e Fondit për Inovacione dhe Lidhjes së Odave Ekonomike.

Në këtë sesion informativ u tha se institucionet private shëndetësore do të jenë në gjendje të aplikojnë për grante nga publikimi i konkurseve të Fondit për ndërmarrjet e mikro, të vogla dhe të mesme.

Kompanitë inovative janë përmirësuar si në aspektin e produktivitetit dhe konkurrencës, dhe kanë rritje më të shpejtë të pagave.

Konkursi i dytë i Fondit u publikua më herët ndërsa shuma e mjeteve të saj janë 5 milionë euro, ndërsa mjetet janë siguruar nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik dhe Banka Botërore.

Konkursi është i hapur deri më 15 maj./Telegrafi/

Exit mobile version