Mbi 60 për qind e kompanive, të cilat i ka anketuar Oda Ekonomike e Maqedonisë, ballafaqohen me mungesë të fuqisë punëtore. Mungon kuadro e llojeve të ndryshme të arsimit dhe të profesioneve të ndryshme, duke filluar nga mjeshtrit deri te kuadrot me kualifikim të lartë. Shkakun e gjendjes së këtillë, shumica e kompanive e shohin në ikjen e personave të aftë për punë jashtë vendit, dhe një pjesë në arsimin jopërkatës dhe mosaktivizimin e popullatës së aftë për punë.
Mungesë e kuadrit nuk është karakteristikë vetëm për një rajon planor në vendin tonë, por paraqitet si problem në të gjitha rajonet planore.
“Prej tyre që kërkojnë punë kryesisht janë persona me profesione të shkencave shoqërore që nuk mund të gjejnë punë në tregun e punës. Prandaj bëhen përpjekje që të bëhet rikualifikimi dhe derikualifikimi i tyre në mënyrë që të mund të futen në procesin e punës. Gjithashtu, ata janë persona me kualifikime të arsimit të lartë që nuk duan të punojnë me nivel më të ulët të kualifikimit, edhe pse pagat që ofrohen nëpër kompani janë më të larta. Keni kompani që ofrojnë pagesë deri në 30 mijë denarë, por nuk mund të gjejnë kuadër sepse punëtorët mendojnë se e kanë më mirë të rrinë në shtëpi, sesa të kërkojnë punë, tha sot në konferencën për shtyp Natasha Janevska nga Oda ekonomike e Maqedonisë.
Nga Oda janë të kënaqur që në Planin operativ për punësim për vitin 2020 gjatë krijimit të masave janë marrë parasysh nevojat e kompanive. Drejtoresha e Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska shpreson se edhe ky Plan operativ do të japë rezultatet e pritshme.
“Ministria e punës dhe politikës sociale si bartës i Planit operativ me siguri ka përfshirë të gjitha subjektet dhe partnerët për të cilët konsideron se do të japin efekt në drejtim pozitiv për realizimin e Planit operativ sepse në vitin 2019 ka pasur realizim të suksesshëm me përfshirje të rreth 9.000 të papunëve dhe mbi 96 për qind të realizimit buxhetor”, tha Jovanovska.