Site icon Telegrafi

Maqedoni, Komisioni i Venedikut jep “dritë të gjelbër” për reformat në gjyqësor

Komisioni i Venedikut ka përshëndetur përpjekjet e pushtetit të Maqedonisë së Veriut që të miratojë rregullat me të cilat rregullohet sistemi gjyqësor në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Propozim ligji për Këshillin Gjyqësor, në përgjithësi vlerësohet pozitiv. Ai sjell shumë ndryshime përfituese.

Komisioni i Venedikut me kënaqësi vëren se janë plotësuar një numër i konsiderueshëm i rekomandimeve. Vlerësimi i përgjithshëm mundëson që të vihet në përfundim se përcaktimet e draft ligjit në të shumtën e rasteve janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, dhe nëse interpretohen dhe zbatohen, mund të sigurohet pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit.

Pozitivisht janë vlerësuar edhe kriteret e reja për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor./Telegrafi/

Exit mobile version