Telegrafi

Maqedoni: Komisioni propozon hapjen e kufijve dhe heqjen e orës policore

Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që t’i propozojë Qeverisë hapjen e kufijve prej 1 qershorit dhe heqjen e plotë të orës policore.

Mbledhja e Komisionit u mbajt mëngjesin e sotëm, ndërsa do të propozohet edhe hapja e kafeneve dhe objekteve gastronomike nga dita e enjte, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto propozime të Komisionit duhet të pranohen nga Qeveria, e cila sot gjithashtu pritet të mbajë seancë.

Për momentin ora policore në vend çdo ditë fillon nga ora 19 dhe zgjat deri në 05 të ditës së ardhshme.

Burime nga Komisioni thonë se ora policore nuk ka pasur efektin e duhur, pasi qytetarët nuk i janë përmbajtur./Telegrafi/