Komisioni për Sëmundje Infektive edhe në mbledhjen e sotme nuk ka diskutuar për lehtësimin e masave për lëvizjen e qytetarëve dhe hapjen e bizneseve.
Sipas informacioneve, numri i personave të rinj të infektuar me Covid-19 e ka detyruar Komisionin ta shtyjë vendimin e për lehtësimin e masave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mbledhja e radhës e Komisionit është planifikuar për nesër, në të cilin akoma nuk dihet nëse do të ketë vendim.
Në mbledhjen e sotme Komisioni për Sëmundje infektive ka rekomanduar që nga e mërkura të nisin sportet në natyrë, trajnimet individuale, ndërsa sportet në grup të fillojnë nga e hëna./Telegrafi/