Site icon Telegrafi

Maqedoni, Komisioni kuvendor kryen vizitë mbikëqyrëse në selinë e DSK-së

Nevojitet rritje e buxhetit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim për shkak të kryerjes efikase të punës së saj, është njëra nga konstatimet gjatë kohës së vizitës së kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit kuvendor për mbikëqyrje të punës së DSK-së dhe Agjencisë për zbulim, që u realizua nga 12 qershori deri më sot në selinë e DSK-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë vizitës u prezantua vendosja e DSK-së, struktura organizative, kompetencat dhe prioritetet dhe ishte dhënë raport detaj për harxhimet financiare nga muaji janar deri më tani në suaza të buxhetit të verifikuar vjetor për këtë drejtori.

Kryetari dhe anëtarët e Komisionit mbikëqyrës, si dhe përfaqësues të DSK-së, e përshëndetën këtë vizitë mbikëqyrëse dhe u pajtuan se është me interes të përbashkët që këto vizita të jenë me dinamikë më të madhe në të ardhmen me qëllim të rritjes së besimit të ndërsjellë, me çka Komisioni si korrigjues në pjesën e zbatimit ligjor dhe aplikimin e autorizimeve dhe detyrave të DSK-së do të mund me efikasitet të kryejë funksionin e saj./Telegrafi/

Exit mobile version