Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi ka pranuar informacione se disa nxënësve në një shkollë fillore në Ohër pjesërisht ju është mohuar e drejta për arsim, për shkak të mbajtjes së shamisë. Komisioni thekson se në pajtim me Ligjin për pengim dhe mbrojtje nga diskriminimi, ndalohet çdo lloj i diskriminimit, duke e përfshirë edhe atë fetarë.
Sipas Komisionit, kufizimi i mbajtjes së simboleve fetare në shkolla përfaqësuesëve të cilit do religjion, paraqet formë të diskriminimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komisioni thekson se liria e besimit mund të kufizohet, por kufizimet duhet të jenë në përputhje me të drejtën (ligje dhe akte nënligjore) dhe duhet të jetë e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë publike, rendit publik, shëndetit publik, moralit ose të drejtave dhe lirive të të tjerëve.
Komisioni për mbrojtje ndaj diskriminimit inkurajon personat që mendojnë se janë diskriminuar të inicojnë procedura për mbrojtje të të drejtave të tyre para gjykatës dhe institucioneve tjera kompetente, duke përfshirë edhe Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi./Telegrafi/