20 inkubatorë të rinj deri në fund të javës do të vendosen në Klinikën gjinekologjike në Shkup kurse pesë të tjera do të shpërndahen nëpër pesë repartet gjinekologjike nëpër gjithë Maqedoninë.
”Pesë inkubatorët tjerë do të vendosen në pesë klinikat tjera nëpër gjithë Maqedoninë, në përputhje me kërkesat e reparteve për gjinekologji” thonë nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Marrëveshja për 25 inkubatorët e rinjështë arritur sot, informojnë nga Qeveria e Maqedonisë.
”Ndërhyrja e Qeverisë që me mjete të saja të porosis përgatitje për spitalet bëhet sipas nenit 99 të Ligjit për funksionim të Qeverisë pasi është detektuar se ky investim është jetik për qytetarët, respektivisht të porsalindurit” thonë nga Qeveria e Maqedonisë. /Telegrafi/