Site icon Telegrafi

Maqedoni, këto festa asnjë person nuk përfundoi në toksikologji

Festa e Pashkëve ka kaluar qetë sa i përket helmimeve nga ushqimet. Asnjë qytetar nuk ka përfunduar me simptoma të ngrënies së tepër ose helmimit. Mjekët thonë se janë respektuar këshillat e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për dallim nga vitet e kaluara, kur duhej të intervenohej në 30 persona, gjatë viteve të fundit është zvogëluar numri i të helmuarve.

Mirëpo, ky vit nuk kaloi pa asnjë helmim, pasi janë paraqitur disa raste të hemimit me alkool, kryesisht tek të rinjtë të moshës midis 18 dhe 23./Telegrafi/

Exit mobile version