Pushimi pa pagesë për fëmijët e familjeve me rrezik social dhe fëmijët me shtesë verore, nuk do të realizohet këtë verë.
Këtë vendim e ka marrë Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministria ka propozuar që zbatimi i këtij projekti të shtyhet, gjegjësisht të mos realizohet fare në vitin 2020.
Ky vendim është marrë me qëllim të mbrojtjes dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
Pritet që në sezonin veror të ketë edhe kufizime tjera, me çka do të pasojë edhe ulje e numrit të turistëve në vend./Telegrafi/