Site icon Telegrafi

Maqedoni, Këshilli i prokurorëve publik dorëzon te Qeveria mendimin për kandidatët për kryeprokuror

Këshilli i prokurorëve publik ka përfunduar shqyrtimin dhe deri te Qeveria ka dorëzuar mendimet për aplikimet e dorëzuara në shpalljen për Kryeprokuror shtetëror të Maqedonisë.

Prokurorët dhanë mendim në lidhje me pasardhësin e Zvërlevskit, tani është në rradhë Qeveria.
Sipas ligjit, Qeveria në seancën e saj duhet të shqyrtojë kandidaturat dhe mendimet nga Këshilli i prokurorëve publik dhe duhet të sjellë vendim për njërin prej kandidatëve. Më pas, ai vendim përcillet në Kuvend si propozim-zgjidhje, së bashku me mendimin e Këshillit të prokurorëve publik. Për emërimin e prokurorit publik, Kuvendi vendos me shumicë të thjeshtë prej 61 votash.

Mandati i kryeprokurorit shtetëror është në kohëzgjatje prej gjashtë vitesh, me të drejtë për rikandidim.

Kryeprokurori i ri shtetëror duhet të vijë në vendin e Marko Zvërlevskit, i cili u shkarkua më 17 gusht të këtij viti në Kuvendin e RM-së, ndërsa deri në emërim të kryeprokurorit të ri, ushtrues detyre është Liljana Spasovska./Telegrafi/

Exit mobile version