Site icon Telegrafi

Maqedoni, kërkohet reagim urgjent nga qeveria për shitjen me çmim shumë të ulët të prodhimeve

Nga Federata Kombëtare e Fermerëve kërkojnë nga shteti që urgjentisht të thirr Këshillin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Me patjetër duhet të gjendet zgjidhje për çmimin e blerjes së prodhimeve bujqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë vit problemi më i madh është çmimi i ulët i lakrës pranverore, qumështit dhe mielli, ndërsa këtë vit çmim të ulët mund të kenë edhe specat. Bujqit kërkojnë para fillimit të korrurave të reja shteti t’u ndihmojë që të sigurojnë treg dhe çmime më të larta.

Bujqit këkojnë nga Qeveria blerje të intervenuar të grurit dhe çmim të garantuar të blerjes për 12 denarë.

“Ne vështirë se do të arrijmë deri tek ajo, sepse ato 62 litra për hektar të cilën na është premtuar nga Qeveria janë të mjaftueshme. Ja për shembull bujqësia duhet mbi 120 litra në hektar” tha fermeri Mehmet Sinani.

Para dhjetë vjetëve një pjesë nga bujqit nga Strumica për shkak të çmimit të ulët të blerjes së lakrës, dolën në protestë. Për momentin lakra pranverore blehet me çmim nga 12 deri 15 denarë në shumicë dhe pjesa më e madhe e prodhimit vendor shkon për në Ukrainë, Rusi dhe Rumani. /Telegrafi/

Exit mobile version