Telegrafi

Maqedoni, KE: Shumica e të papunëve, shqiptarë

Tetova, qytet me shumicë shqiptar, ka numrin më të madh të papunëve. Pas shqiptarëve, me të rrezikuarit për të qene të papunë janë komuniteti turk dhe ai rom.

Papunësia vlerëson raporti, vjen edhe si rezultat i lëvizjes se pakët të fuqisë punëtore brenda Maqedonisë, por edhe në territoret ku jetojnë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri dhe trevat e tjera.

Raporti tërheq vëmendjen edhe për punën në të zezë, qe ndodh edhe nëpër institucionet shtetërore, ministri, ndërmarrje publike dhe shëndetësi.