Katër të punësuar në Ministrinë e punëve të jashtme të Maqedonisë, të cilët akuzohen se kanë qenë të pranishëm në objektin e Kuvendit gjatë ngjarjeve të përgjakshme të 27 prilli, janë pezulluar nga vendet e punës.
Nga MPJ thonë se ai veprim është edhe shkelje e ligjeve dhe Kodit etik të institucionit.
Përderisa zgjat procedura disiplinore që është nisur kundër tyre, ata do të jenë të pezulluar nga vendi i punës./Telegrafi/