Telegrafi

Maqedoni, katër pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të komplikimeve nga fruthi

Përveç pacientes 16 vjeçar që është në paralizë cerebrale si dhe me komplikime nga fruthi dhe është në ventilim mekanik në klinikën universitare për sëmundje infektive, edhe një fëmijë dhe dy të moshuar janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të kaluara nëntë pacientë janë kontrolluar dhe hospitalizuar. Bëhet fjalë për dy persona të moshuar nga Butelli dhe Tetova, 29 vjeçari nga Çuçer Sandeva dhe një person nga Struga, të gjithë të pavaksinuar, 36 vjeçari me nga Butelli me status të panjohur vaksinar, si dhe foshnjat nga Gostivari, Sopishte dhe Singelik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Fëmijët e pavaksinuar në Maqedoni, nuk do të mund të regjistrohen në klasën e parë

Në klinkë për momentin ka 46 pacientë nga ku 28 janë persona madhorë dhe 18 janë fëmijë.

Ndryshe, në Maqedonia tashmë është shpallur epidemia e fruthit në gjithë vendin.