Nëntë emigrantë nga Pakistani pa dokumente janë kapur dje gjatë një kontrolli të zakonshëm në Haraçinë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se emigrantët janë gjetur në një makinë “Mazda” me targa të Velesit, e drejtuar nga B.I (27), nga fshati Rashçe e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Policia ka ndaluar makinën dhe pas kontrolleve, migrantët dhe shoferi i makinës janë dërguar në stacionin policor në Gazi Babë për procedurë të mëtejshme”, thonë nga policia./Telegrafi/