Site icon Telegrafi

Maqedoni, kandidati për kryetar komune ”ishte i vdekur” për KSHZ-në

Edhe kjo ndodh në Maqedoni. Kandidati për kryetar komune është i evidentuar si i vdekur në listën e votuesve, njofton Fokus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për kandidatin me iniciale I.P nga partia ultranacionaliste TMRO (Bashkimi i përjetshëm radikal maqedonas) i cili është penguar që të marr vërtetim nga gjykatat se është i pastër nga paditë e sistemit gjyqësor, pasi ai evidentohet si i vdekur.

Nga kjo parti e kanë cilësuar këtë si qesharake duke thënë se personi në fjalë është i gjallë dhe është shëndosh e mirë.

”Nuk dihen arsyet ‘e vdekjes’ por ne kemi dyshime serioe për falsifikim të zgjedhjeve që vijnë. Këto dyshime do të ndikojnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale” përfundojnë nga TMRO.

Zgjedhjet lokale në Maqedoni mbahen më 15 tetor ndërsa fushata fillon prej të hënës (25 shtator) dhe mbaron më 13 tetor (e premte). /Telegrafi/

Exit mobile version