Lotaria Shtetërore e Maqedonisë më 11 dhjetor të vitit 2018 ka nënshkruar marrëveshje me televizionin Kanal 5 që ka dhënë ofertën më të favorshme për transmetimin e lojërave të fatit loto ndërsa çmimin më të ulët e ka ofruar në e-ankand.
Sipas marrëveshjes që është publikuar në Byronë për furnizime publike, bëhet fjalë për 60 transmetime nga 15 dhjetori i vitit 2018 deri më 10 korrik të vitit 2019, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vlera e marrëveshjes do të konfirmohet në bazë të shërbimeve por nuk do të jetë më shumë se 2.5 milionë denarë duke përfshirë këtu edhe TVSh-në.
Më parë, Llogaria Shtetërore e Maqedonisë kishte arritur marrëveshje me televizionin Sitel. Për transmetim gati të njëjtë, në vitin 2018 ishin paraparë 6.8 milion denarë./Telegrafi/