Automjete e rënda që peshojnë mbi 15 tonë, nga sot deri më 31 gusht gjatë ditëve të fundjavës dhe gjatë ditëve të temperaturave të larta kanë ndalesë qarkullimi edhe atë të premten nga ora 17:00-22:00, të shtunën nga orë 9:00-18:00 dhe të dielën nga ora 9:00:22:00.
“Gjatë ditëve të temperaturave të larta, që do t’i shpall Ministria e Shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hënë deri të enjten nga ora 11:00 deri në orën 17:00”, njoftojnë nga LAMM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ato theksojnë se kufizimi s’ka të bëjë për automjetet që bartin kafshë, lule, ndihmë humanitare, derivate të naftës, bartje të materieve të rrezikshme dhe automjete që zbatojnë bartjen për kompanitë që kanë marrëveshje për dhënien e projekteve të rrugëve shtetërore me NP “Rrugët e Maqedonisë.