Telegrafi

Maqedoni, javën e kaluar nuk është regjistruar ndonjë rast me fruth

Foto: Ilustrim

Prej 11 deri më 18 të këtij muaji nuk janë regjistruar raste të reja me fruthin. Ende është në rrjedh epidemia e fruthit në të gjithë vendin. Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara arrin në 1.900, me një shkallë sëmundjes prej 91.8 për 100.000 banorë, thuhet në raport e Institutit për Shëndet Publik.

Nga atje thonë se numri i përgjithshëm i të vaksinuarve me vaksinat MRP deri në moshën 14 vjeçare arrin në 41.623 persona.

Që nga shpallja e epidemisë, deri më tani, nëpër qendrat e shëndeti publik janë aplikuar 6.291 doza të vaksinave./Telegrafi/