Javën e kaluar (prej 25 dhjetor deri 31 dhjetori) në Maqedoni janë regjistruar 128 raste të reja me sëmundje nga gripi, që nuk është rritje shumë e madhe në krahasim me një javë para kësaj, ku u regjistruan 104 persona.
Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se numri i të prekurve nga gripi javën e kaluar është më i vogël në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Numri më i madh i të sëmurëve (88) janë të moshës 15-64 vjeçare.
Në sezonin 2017/18 numri i përgjithshëm i rasteve me grip arrinë 1082./Telegrafi/