Site icon Telegrafi

Maqedoni, javën e ardhshme pritet që të ketë marrëveshje për rritjen e pagave në arsim

Të hënën ose të martën e ardhshme pritet që të arrihet marrëveshje përfundimtare për rritjen e pagave në arsim. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dje njoftoi se tani më kanë një përllogaritje nga Ministria e Financave, se sa mund të ketë rritje të pagave, dhe deri në fillim të javës së ardhshme do të ketë marrëveshje konkrete për pagat dhe marrëveshjet kolektive për shkollat fillore dhe të mesme.

Pas takimit të djeshëm mes SASHK dhe MASH, kreu i sindikatës, Jakim Nedellkov bëri të ditur se kanë përafruar qëndrimet dhe ka sinjale pozitive se do të arrihet marrëveshje midis tyre.

Prej kur SASHK kishte pakënaqësi për rrogat e mësimdhënësve në arsim, filluan edhe negociatat mes SASHK dhe MASH. Sindikata para se të fillonte grevën disa herë kishte paralajmëruar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, atëherë zgjidhja e vetme e tyre ishte greva, me çka më 11 prill filloi e njëjta. Greva zgjati rreth tre javë, ndërsa më 28 prill Këshilli i Sindikatës vendosi që të pezullojë grevën, pasi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale inicoi nismë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore, e cila parashikonte një afat kohorë prej 20 ditësh. Gjatë kësaj periduhe prej 20 ditëve, SASHK dhe MASH patën takime të shpeshta, por që nuk dilnin me rezultate konkrete nga këto takime.

Afati kohor prej 20 ditësh mbaron të dielën, ndërsa nëse edhe në fillim të javës së ardhshme nuk arrihet marrëveshje atëherë, sindikata e arsimit duhet të vendos nëse do të riaktivizojë grevën ose jo.

Oferta e parë e qeverisë për SASHK-un ishte 10 për qind rritje të pagave, ofertë kjo e cila u refuzua kategorikisht nga sinidikata e arsimit, ndërsa oferta e dytë ishte 12 për qind rritje të pagave. Oferta e dytë u pranua nga kryesia e sindikatës, ndërsa këshilli i SASHK vendosi që ta refuzojë të njëjtën.

Për sa i përket se a do t’iu paguhen mëditjet ditore mësimdhënësit gjatë kohës kur ishin në grevë, situata prblematike është për punonjësit në çerdhe, pasi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk do t’i paguaj të njëjtat, ndërsa për mësimdhënësit nëpër shkollat fillore dhe të mesme, MASH do t’i paguaj mëditjet ditore për arsimtarët.

Ndërkaq, që pas gjithë kësaj situate të krijuar në procesin edukivo-arsimor në Maqedoninë e Veriut, Qeveria vendosi që ditët e humbura të mësimit gjatë kohës së grevës për shkollat e mesme të zëvendësohen me ditët e shtuna. Me vendimin e qeverisë viti shkollor do të përfundoj më 10 qershor për gjimnazistët. Ndërsa ende mbetet e paqartë se kur do të mbaroj viti shkollor për shkollat fillore./Shenja/

Exit mobile version