Telegrafi

Maqedoni, javën e ardhshme arrijnë gjysmë milion maska dhe 20 mijë testime për Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp bëri të ditur se “nga java e ardhshme si donacion duhet të arrijnë edhe 500.000 maska dhe 20.000 testime, reagjentë për testimin e coronavirusit”.

“Morëm përgjigje nga më shumë donatorë, përmes Qeverisë së Norvegjisë për respiraatorë, të cilët i presim në fillim të muajit prill, ndërsa ditëve të ardhshme do të marrim përgjigje definitive edhe nga Ambasada e Kinës, prej të cilës kërkuam donacion para disa javëve”, tha ministri Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri tha se nga java e ardhshme do të zgjerohet testimi i njerëzve për coronavirus.

Lexo po ashtu Filipçe jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të pacientëve me coronavirus

Filipçe foli edhe për gjendjen shëndetësore të pacientëve duke thënë se pacientët me coronavirus janë në gjendje shëndetësore stabile.

Ai tha se pacienti nga Tetova është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup.

“Nga data 09 deri më 23 mars ai ka qëndruar në Entin për rehabilitim në Shkup në Kapishtec. Pas dërgimit në Tetovë, për shkak rritjes së temperaturës i është bërë test dhe nëpërmjet repartit infektiv në Tetovë është dërguar për kurim në Klinikën Infektive në Shkup”, tha Filipçe/Telegrafi/