Maria Gjorgjieva, Valentina Bilsimovska, Engjëllushe Kadriu Lleshi, Ivana Trajçeva dhe Suzana Mirçeska Kuzmanovska janë rizgjedhur prokurore në Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në mbledhjen e sotme të Këshillit për prokurorë publikë.
Në prokurorinë e kryesuar nga Villma Ruskovska, do të bashkangjiten prokurorët të cilët edhe deri më tani ishin pjesë e kësaj prokurorie, megjithatë mandatin e përfunduan në shkurt.
Në mbledhjen e sotme, prokurori publik republikan, Ljubomir Joveski, theksoi se do t’i mbështesë prokurorët e deritanishëm nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilëve u skadon mandati.
“Bëhet fjalë për prokurorë profesionistë dhe të pavarur të cilët me sukses i kryejnë punët e besueshme, Ata veprojnë rreth lëndëve mjaft të ndërlikuara dhe moszgjidhja e tyre e mundshme do të thotë prolongim i atyre lëndëve”, tha ai, duke shtuar se është investuar në gatishmërinë e tyre për veprim rreth lëndëve nga krimi i organizuar.
Prokurorë të tjerë të cilët konkurruan, por nuk morën shumicën e votave janë Arsim Ademi, Elizabeta Josifovska, natasha Saramandova dhe Zllatko Bikovski. Në konkurs u paraqit edhe prokurorja Imran Osmani, por ajo mori vlerësim negativ nga prokuroria e lartë për shkak se nuk i përmbushi kushtet.