Site icon Telegrafi

Maqedoni, janë regjistruar 180 mijë legalizime të objekteve të ndërtuara pa leje

Mbi 180 mijë objekte në Maqedoni janë legalizuar dhe regjistruar në Kadastrën e patundshmërive. Qytetarët dhe kopanitë kanë fleta pronësie dhe mund me to të tregtojnë, t’i lënë me qira, gjegjësisht shfrytëzojnë, informoi sot drejtiori i Agjencisë për kadastër të patundshmërive, Sllavçe Tërpeski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, qeveria e re do të duhet ta zgjidh çështjen e cila mbeti e hapur për rreth 15 mijë kërkesa për legalizim, për të cilat nuk ishin përgatitur elaborate gjedezike në afatin ligjor që skadoi më 31 dhjetor të vitit të kaluar.

Në afatin e parë për legalizim në vitin 2011 ishin të disponueshme mbi 360 mijë kërkesa, ndërsa në afatin shtesë në fillin edhe 80 mijë kërkesa./Telegrafi/

Exit mobile version