Pas miratimit të masës për ndalesë për qeve të plastikës, në fakt pas shitjes së lejuar vetëm qeset bio për të cilat paguhet kompensim prej 15 denarë në Fondin special për mjedisin jetësor, në periudhën dhjetor të vitit të kaluar dhe tre muajt e parë nga viti janë mbledhur 44 milion denarë.
Me ato mjete, siç tregoi sot ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor Naser Nuredini, planifikohet të blihen kontejner për seleksionimin e plehrave që do të vendosen nëpër komunat.
“Dua tu informojë se për muajt dhjetor dhe tre muajt e parë e vitit janë mbledhur 44 milion denarë në këtë shtyllë. Do të propozojmë në Qeveri, sepse këto janë mjete nga Buxheti, me ato mjete, së bashku me vepruesit kolektiv si “Pakomak”, të vendosim sistem dhe të blejmë kontejner për seleksionimin e plehrave”, tha Nuredini në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë prezantimit të rezultateve nga eko-verpimi “Pastrim i përgjithshëm në fundjavë”.
Ai thotë se duhet të bëhet marrëveshje në mes MMJPH-së, vepruesve kolektiv me plehra dhe komunat ku do të vendosen kontejner dhe që do të mbledh prej tyre, që të mund qytetarët vetvetiu të seleksionojnë plehra – plastikë, kanaqe, letër “tetrapak” dhe qelq. Nëse plehrat seleksionohen, theksoi Nuredini, do të ketë sasi më të vogël për deponim.