Telegrafi

Maqedoni, janë arrestuar 89 persona për mosrespektim të orës policore

Gjatë natës së kaluar gjithsej 117 persona nuk e kanë respektuar orën policore, ndërsa prej tyre policia ka arrestuar 89 persona.

Nga MPB thonë se për personat tjerë do të merren masat adekuate.

Në 24 orët e fundit 135 personave ju është dhënë vendim për izolim, ndërsa 53 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Nga MPB gjithashtu thonë se kanë kryer kontrolle tek personat që janë në izolim dhe vetizolim, ndërsa tre prej tyre nuk e kanë respektuar masën e izolimit./Telegrafi/