Neto-paga mesatare mujore e paguar për të punësuar në Maqedoni në tetor të këtij vitit arrin 22.460 denarë dhe është për 1,1 përqind më e lartë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Bruto-paga mesatare është 33.023 denarë dhe është për 1,3 përqind më e lartë se sa në tetor të vitit 2015. Në tetor të këtij viti 1,1 përqind e të punësuarve në RM nuk kanë marrë pagë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, rritja e neto-pagës vjen falë pagës më të lartë të paguar në sektorin e Ndërtimtarisë për 6,4 përqind, Veprimtarive administrative dhe atyre ndihmës shërbyese për 5,8 përqind dhe Objekteve për akomodim dhe veprimtarive shërbyese me ushqim 5,7 përqind.
Rritja e neto-pagës mesatare të paguar për të punësuar, në raport me muajin paraprak, është shënuar në sektorët e Ndërtimtarisë 7,5 përqind, Veprimtarive administrative dhe ndihmës shërbyese për 5,8 përqind, Objekteve për akomodim dhe veprimtarive shërbyese me ushqim për 5,6 përqind, njofton AIM.
Rritja e bruto-pagës mesatare mujore të paguar për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak ka në Veprimtaritë administrative dhe ndihmës shërbyese për 4,6 përqind, Objekteve për akomodim dhe veprimtari shërbyese me ushqim për 4,2 dhe Artit, argëtimit dhe rekreimit për 3,6 përqind. /Telegrafi/