Maqedonia e Veriut ende nuk ka nisur negociatat, por nëpërmjet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga Bashkimi Evropian mund të thithë deri në 1 miliardë euro për një vit.
Me këto mjete parashihen të rriten punësimet. Ndërmarrjet për të fituar këto fonde, duhet të aplikojnë drejtpërdrejt në Komisionin Evropian. Siç deklaroi Veselin Hallaçev, kryetar i Klubeve të Bashkuara të Biznesit që e realizoi këtë forum, thithja e këtyre mjeteve kanë rëndësi, pasi në shtetet evropiane mbi 77 përqind të punësimeve realizohen nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Por për të fituar këto fonde, Hallaçev tha se ndërmarrjet duhet të jenë më aktive dhe më të informuara.
“Nëse firmat maqedonase janë më aktive, çdo firmë mund të fitojë 20 deri në 2.5 milionë euro, por nëpërmjet IPARD-it ata mund të shfrytëzojnë deri 4.5 milionë euro. Por kjo varet se në cilën masë do të aplikojnë. Me këto masa, bizneset nëse janë më shumë aktivë dhe më shumë të informuar, në Maqedoninë e Veriut mund të hynë prej 500 milionë deri në 1 miliardë euro”, tha Veselin Hallaçev.