Telegrafi

Maqedoni: Interpoli fajtor për vonesën në regjistrimin e veturave

Ankesat e qytetarëve janë nga më të ndryshmet, por procedurat tejzgjatjen nga momenti kur disa veturave u ndahen targat e përkohshme.

Vetura e cila vjen në doganë, duhet t’i kryhet procesi i homologimit dhe pastaj mbahet nëpër garazhe të ndryshme me qëllim që policia t’i testojë ata a janë të vjedhura apo është gjithçka në rregull.

“Nuk e di çka është puna, por veturën kam tetë javë që nuk mund ta marrë. Më thonë se ende nuk është gati, duhet të pres edhe më shumë, pasi ka shumë vetura që duhet të kontrollohen, e lloj-lloj trillimesh. Kjo na kushton neve, sepse për çdo javë duhet të paguajmë nga 1500 denarë, ndërsa për tetë javë duhet të paguaj rreth 12 mijë denarë”, tha Xhevair Hajdari nga Kumanova.

Ankesat e tilla janë të kuptueshme për AMLM-në, por fajin ata e hedhin te policia, e cila sipas tyre nuk është efikase.

“Ne u japim targa të përkohshme qytetarëve të cilët dëshirojnë që t’i vozisin veturat e tyre pa pritur në garazhet ku kontrollohet prejardhja e tyre. Për 5 ditë targat e përkohshme paguhen nga 1500 denarë. Ne nuk i vonojmë procedurat”, sqarojnë nga AMLM-ja.

Ndërsa, policia thekson se mundohen në maksimum t’i respektojnë afatet ligjore dhe nuk kanë njohuri se ka vonesa të tepërta. “Për veturën që futet në Maqedoni, policia e pranon dosjen e saj dhe pastaj ata dorëzohen te Interpoli. Varësisht prej rastit, ndonjëherë më shpejt, e ndonjëherë më ngadalë kthehet përgjigja. Por, policia mundohet që sa më shpejt t’iu përgjigjet qytetarëve”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i policisë. /Lajmpress/Telegrafi/